
Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik dhe laboratorë të tjerë në vend që merren me diagnostikimin PCR të koronavirusit tkanë përfunduar analizën PCR të 2004 mostave për koronavirus ditën e fundit, ndër të cilët u regjistruan gjithsej 874 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2.
Midis rasteve të reja, 574 u zbuluan në procedurë të rregullt, ndërsa 300 të tjerët u zbuluan si pjesë e përpunimit të mostrave që kryhen në laboratorë privatë në bazë të një kontrate të nënshkruar midis Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe laboratorëve private, shkruan Ulqini Online.
Në qytetin e Ulqinit sot janë regjistruar 24 raste të reja duke e çuar numrin e rasteve aktiv në 162 veta.
Deri tani në komunën e Ulqinit janë shëruar 403 persona kurse 19 veta kanë humbur jetën.
Numri i rasteve sipas komunave për ditën e sodit është paraqitur në tabelen e mëposhtme.
| Komuna | Të infektuarit |
| Podgoricë | 448 |
| Nikshiq | 108 |
| Berane | 45 |
| Bijelo Polje | 39 |
| Tivar | 28 |
| Cetinë | 28 |
| Budva | 27 |
| Pljevlja | 27 |
| Rozhajë | 27 |
| Ulqin | 24 |
| Tivat | 19 |
| Kotor | 13 |
| Žabljak | 10 |
| Plav | 9 |
| Mojkovac | 8 |
| Herceg Novi | 7 |
| Petnjica | 3 |
| Andrijevica | 2 |
| Danilovgrad | 1 |
| Kolašin | 1 |
