Mediat malazeze një ditë më parë publikuan një video material të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me anë të së cilës ai jepte mbështetje për Partinë Demokratike të Socialistëve dhe kryetarin e DPS-it, Millo Gjukanoviq, në të cilën ai drejtohet në anglisht, por në një moment, edhe në gjuhën malazeze, “Odlucno za Crnu Goru “, që është slogani i fushatës së DPS-it, shkruan Ulqini Online.

Por sot, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në faqen e vet publikoi një video tjetër por tani për të mbështetur Listën Shqiptare.

”MESAZHI IM PËR BASHKËKOMBASIT NË MALIN E ZI – Votoni LISTËN SHQIPTARE dhe forconi partneritetin strategjik me Presidentin Gjukanoviç dhe partinë e tij”, ky është teksti shoqërues i kryeministrit të Shqiprisë Edi Rama për videon e publikuar.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/664937537460169/

By admini