Zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi kanë hyrë në javën deçizive dhe platformat e partive dhe koalicioneve pjesmarrëse tani më janë para qytetarëve.
Rezultatet e sondazheve të fundit të opinionit në Mal të Zi parashikojnë një rezultat të ngushtë në mes DPS-it dhe partnereëve të saj, në njërën anë, dhe të opozitës proserbe në anën tjetër. Në këtë rast, sipas këtyre sondazheve, vendimtare në formimin e qeverisë së re mund të jetë Lëvizja URA e Dritan Abazoviqit, shkruan Ulqini Online.
Mbrëmë Lëvizja URA mbajti takimin në kuadër të fushatës elektorale në Kalanë e Ulqinit. Ndër tema të ndryshme që trajtuan ishte edhe ajo se si do të dillej kjo lëvizje nëse deputetët e tyre do të ishin vendimtar për formimin e qeverisë së re.
“Çdo sulm ndaj Koalicionit ”E Zeza në të Bardhë” është një sulm ndaj shtetit qytetar. Sa më shumë sulme të ketë ata kanë frika më të madhe. Një mesazh për të gjithë ata që na sulmojnë – kot e keni, askush nuk do të na largojë nga rruga e së vërtetës dhe drejtësisë. Neve nuk na interesojnë përqindjet, por nëse varet nga ne – Mali i Zi do të fitojë një qeveri ekspertësh, qeveri pa politikanë, një qeveri me ekspertë nga shumica e Malit të Zi, e cila është për ndryshime,” tha Abazoviq.
Abazoviç theksoi se ata duan të ndryshojnë qeverinë në mënyrë paqësore dhe të fillojnë një pikë demokratike të zhvillimit.
“Unë ju zgjas duart të gjithëve, partitë e pakicave që kanë ekspertë të na i japin, partitë e tjera të opozitës të na japin ekspertet, le t’i japin ekspertët e tyre çdokush që dëshiron ndryshime. Koha e skllevërve ka mbaruar, ne meritojmë kohën e Evropës, kozmopolitizmit, lirisë, drejtësisë, të vërtetës, dinjitetin. Le të fluturojnë flamingot nga Kriporja dhe të sjellin mesazhin e paqes dhe ndryshimit “, përfundoi Abazoviq.