Tirana

Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi kanë mobilizuar edhe politikën zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë. Thirrjet e e dy qendrave shqiptare që ndoshta edhe kanë qenë të koordinuara kanë hasur në reagime të shumta, sidomos tek votuesi shqiptar në Mal të Zi. Protagonistët e gjithë kësaj “tymnaje” politike janë hiç më pak se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe dy ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj – Stublla, shkruan Ulqini Online.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kishte dalur hapur me një video mbështetjeje për Partinë Demokratike të Socialistëve dhe kryetarin e DPS-it, Millo Gjukanoviq, në të cilën ai drejtohet në anglisht, por në një moment, edhe në gjuhën malazeze, “Odlucno za Crnu Goru “, që është slogani i fushatës së DPS-it, duke anashkaluar subjektet politike shqiptare.

Në anën tjetër presidenti i Kosovës Hashim Thaçi  i’u ka rikujtuar bashkëkombësve të tij në Mal të Zi të drejtën e votimit dhe shhfrytëzimin e saj, por jo edhe më shumë se kaq.

”Shqiptarët në Mal të Zi duhet të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet e së dielës. Ato përbëjnë një momentum tejet të rëndësishëm për vazhdimin e forcimit të orientimit euroatlantik të shtetit tonë mik. U bëj thirrje të gjithë bashkëkombësve tanë, që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur dhe forcuar stabilitetin politik, paqen dhe sigurinë në tërë Ballkanin Perëndimor”, do të shkruante Thaçi në fb.

Por e gjithë tymnaja nuk ndalet këtu. Dy ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës, Gent Cakaj dhe Meliza Haradinaj – Stublla kanë dalur me një deklaratë të përbashkët ku bëjnë thirje që të votohet njëra nga listat shqiptare që marrin pjesë në zgjedhjet e së dieles në Mal të Zi. Duket që mosarritje e koalicinionit të madh mbarëshqiptar nga ana e subjekteve shqiptare në Mal të Zi ku ishin të përfshirë drejtpërdrejt edhe minstrat Cakaj dhe Haradinaj – Stublla ka bërë që ata të krijojnë edhe inate të momentit por që nuk duhej të shfaqeshin në asnjë mënyrë në këtë kohë parazgjedhore.

Sikur ministrat Cakaj dhe Haradinaj – Stublla të lexoshin me vëmendje ligjin zgjedhor në Mal të Zi, nuk do mend se thirrje të tilla edhe nuk do bënin.

Në një situatë të ndjeshme politike në Mal të Zi duket që thirrjet e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare në këtë formë më shumë bëjnë dëm se sa ka një dobi nga to. Pjesa më e madhe e komentuesve në rrjetet sociale shprehin habinë se se thirrje të tilla publike vinë nga zyrtarët më të lartë të shteteve shqiptare duke rritur në mënyrë të ndjeshme ”tymnajën” politike të këtyre ditëva dhe përçarjen edhe më të madhe në në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi.

By admini