OJQ “Horizonti i Ri” shënoi përfundimin e programit trajnues “Fuqizimi i pjesëmarrjes publike në vendimmarrje”, të cilin e ndoqën 23 liderë rinorë nga Ulqini.

Programi ka qenë i ndërthurur nga një cikël prej pesë seminareve njëditore, vizitave studimore, trajnimit për anketues si dhe pjesëmarrjes direkte në realizimin e hulumtimit publik në terren.

Gjatë një periudhe pesëmujore, të rinjtë patën mundësi të zgjerojnë njohuritë e veta konceptin e vetëqeverisjes lokale, rolin e saj në organizimin e shtetit, pozicionin e parlamentit lokal, kryetarit të komunës dhe organeve të qeverisjes vendore – kompetencat dhe funksionet e tyre; mënyrën e shfrytëzimit të shërbimeve të organeve të administratës publike, qasjes në informata të rëndësisë publike e të ngjashme, etj. Ky program ishte pjese e projektit më të gjerë “ZËRI IM NË KOMUNËN TIME”, të cilin OJQ Horizonti i Ri e realizon në partneritet me OJQ “Ul info” dhe Bibliotekën e Qytetit – Ulqin. Projekti mbështet nga Ministria e Administratës Publike e Malit të Zi, në kuadër të programit “e-Demokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho”, në fushën e reformës së administratës publike

By admini