Fondacioni “Lorik Cana 5” nëpërmes faqes së vet në rrjetin social ka njoftuar për rehabilitimin e fushave sportive të shkollës në Sukubinë. Investimi ky nga Z. Richard Lukaj ne bashkepunim me Fondacionin “Lorik Cana 5” i cili parasheh per rehabilitimin e dy fushave sportive, gjegjesisht ate futbolli dhe volejbolli/basketbolli, transmeton Ulqini Online.

”Projektet për Malin e Zi në vitin 2020 do të vazhdojnë me rehabilitimin e fushave sportive të shkollës në Sukobinë. Të gjithë të rinjtë e kësaj zone do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë dy fusha, njërën futbolli dhe tjetrën vollejboll, basketboll, falë nje investimi shumë serioz nga Z. Richard Lukaj në bashkëpunim me Fondacionin LC5. Është falë përkushtimit dashamirësve si Arjani dhe Drita që këto projekte të jenë në shërbim të komunitetit”, kështu shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Fondacionin “Lorik Cana 5”

By admini