Një reagim qytetar bën të mundur edhe kthimin prapa të një vendimi qeveritar.
Me këto fjalë mund të përshkuruhet reagimi i ligjshëm i qytetarëve të Tivarit të cilët nuk donin që as selvitë e qytetit të tyre ku jetojnë dhe frymojnë të ju presim. Këto qytetarë të përgjegjshëm dhe me ndërgegje të lartë nuk donin që selvitë të priten as edhe për një çerdhe për fëmijë e tyre, shkruan Ulqini Online.
Sot, kryeministri i Malit të Zi deklaroi se qeveria nuk do të veprojë kundër dëshirës së qytetarëve dhe se ”nuk do të ndërtojnë çerdhet për fëmijë të shoqëruar nga kordonet policore”. Ai poashtu deklaroi se në atë vend ku u prenë selvitë do të mbjellen 90 të tilla.
Përkundër kësaj, në Ulqin, qytet 25 km larg Tivarit ka kohë që qytetarët nuk ndjehen as edhe për një çështje. Nëse prej politikës në këtë qytet ka kohë që nuk pritet gjë, një gjë e tillë ka kapluar edhe qytetarët.
Në Ulqin gjatë dekadës së fundit janë prishur hotele që edhe sot do të mund të ishin konkurent dhe fitimprurës. Prishja e hotelit simbol të qytetit të Ulqinit, hotelit ”Galeb” apo edhe atij ”Lido” ende duket si një ëndërr dhe nga ai gjumë nuk po mund të zgjohemi.
Mos të shkojmë shumë larg për të marrë shembull, Tivari është i tillë për Ulqinin.