Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Ministri i punës dhe përkujdesjes sociale Kemal Purishiq me bashkëpunëtorë.
Në takimin me kryetarin e komunës Loro Nrekiqi u bë fjalë për problemet sociale, mundësinë e bashkëpunimit intensiv ndërmjet administratës lokale dhe Ministrisë në fjalë me qëllim të arritjes së rezultateve sa më të mira për qytetarët të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve të Qendrës sociale, si dhe për mekanizmat që bashkëpunimi të rritet në nivel edhe më të lartë, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Bashkëbiseduesit theksuan nevojën e bashkëpunimit me qëllim të arritjes së efekteve sa më të mëdha për ofrimin e ndihmës sociale dhe përkujdesje kategorive të rrezikuara. Në kuadër të vizitës Ministri Purishiq, zëvendësministri i Fondit të pensionistëve dhe sigurimeve invalidore dhe zëvendësministri për ceshtje sociale Kushevija,të shoqëruar dhe nga udheheqës lokal vizituan Qendrën për punë sociale, Qendrën e fëmijëve ,,Sirena,, dhe Pushimoren e pensionistëve që është në rekonstruim dhe sipër.
Ata patën rast që të njihen më përsëafrmi me punën e këtyre institucioneve, numrin e shfrytëzuesve fëmijët që ndjekin Qendrën Sirena dhe kushtet në këto institucione.