Drejtori i Drejtorisë tatimore, Miomir M. Mugosha, para disa ditëve në një intervistë të tij dhënë TV Vijesti tha se komunës së Ulqinit mund ti bllokohet llogaria bankare  për shkak të pagesës së parregullt të taksave dhe kontributeve. Situatë edhe më e rëndë sa i përket kësaj çështjeje është edhe në ndërmarrjet publike, të cilave dy nga to, NP ”Ujësjellësi dhe kanalizimi” dhe NP ”Veprimtaritë Komunale” tashmë iu është bllokuar llogaria.

Për këtë temë, në një emision të po të njëjtit televizion, debatuan nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni dhe Drejtori i Drejtorisë tatimore, Miomir M. Mugosha, shkruan Ulqini Online.

Nënkryetarja e Komunës së Ulqinit Hadixha Gjoni nuk e sheh këtë çështje ashtu që si zgjidhje të jetë vënia e dryrit për disa kompani, por për të mbledhur të gjithë së bashku dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë së bashku.
“Mos kërkoni kaq lehtë justifikim dhe alibi para opinionit malazez për për disa nga prerjet  tuaja”, i tha Gjoni Mugoshës.

“Unë isha, më përgjegjësi them  zonja Hatixha, shumë fleksibil”, u përgjigj Mugosha.

Poashtu Gjoni dhe Mugosha debatuan edhe për numrin e punëtorëve në Kriporen e Ulqinit ku derisa Gjoni tha se ka 9 të punësuar, Mugosha deklaroi se numri i të punësuarve është 19.

By admini