Lidhja Demokratike Shqiptare, përshendet dhe uron krerët e Kosovës, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. 

Edhe neve, shqiptarëve në Mal të Zi, na gëzon fakti që sot, 19 vite pas luftës për çlirimin e Kosovës, Kosova bëhet me Ushtri, kështu thuhet në një kumtesë të LDSH të nënshkruar nga kryetari saj Nikollë Camaj. 

Është kjo një fitore e madhe, në themelet e të ciles u derdh gjaku i bijve më të shtrenjtë të kombit. 

Urime President i Kosovës z. Hashim Thaçi, urime Kryeminister i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, urime Kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, urime të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e gjithësesi urime popullit të Kosovës, urime gjithë shqiptarëve!

By admini