Ekipi i Otrantit nga Ulqini nuk ka të ndalur. Në javën e XVI-të të ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi, në ndeshjen kryesore, ka arritur një fitore me shumë vlera me rezultatin 3:1 kundër Bokel nga Kotori në fushën e këtyre të fundit.

Pas udhëheqjes së vendasve 1:0 nga minuta e 34-të, çdo gjë do të ndryshojë në vazhdim të lojës. Me një përmbysje spektakolare ulqinaket fitojnë me rezultatin final 3:1 kundër hiç më pak se kryesuesve në tabelen e ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi. Golat për Otrantin u shënuan nga Daciq (2 gola) dhe i zakonshmi Knezheviq.

Duket se kësaj radhe në ndihmë futbollistëve iu kanë ardhur vajzat e basketbollit të Ulqinit në krye me trajnerin Hajro Çaushi të cilët ishin të pranishëm në stadium pasi edhe ata në orët e pasdrekës kishin një ndeshje në Kotor.

Për Otrantin në këtë ndeshje u aktivizuan: Meqikukiq, Lamoja, Rama, Senika, R. Rudaj, Alibegu, M. Divanoviq, Daciq, V. Rudaj, A. Rudaj dhe Shkrela.  Në pjesen e dytë u aktivizuan edhe A. Rudaj, Matunoviq dhe Knezheviq.

 

 

By admini