Ekipi i futbollit i qytetit të Ulqinit otrant Olimpik është dashur që dje (e diele me 19 gusht 2018) të luaj ndeshjen e xhirosë së dytë të Ligës së dytë futbollistike të Malit të Zi kundër ekipit Berane nga i njëjti qytet.
Ndeshja në fjalë u shty pas një kërkese të klubit nga Berana dërguar Federatës së futbollit të Malit të Zi pasi ata nuk kishin fituar pëlqimin nga komuna e tyre që ndeshja të zhvillohet në stadiumin e rikontrukutuar të këtij qyteti, shkruan Ulqini Online.
Mësohet se ndeshja do të luhet kësaj të merkure.
Në ndeshjen e parë Otrant Olimpik humbi thellë nga Deçiqi me rezultatin 4:1.