Komuna e Budvës e cila qeveriset nga partitë opozitare të nivelit qendror në Mal të Zi konfiskoi dhe ka regjistruar në emer të saj katër apartamente si dhe parcelen përkatëse të tokës, pasi investitori që ndërtoi objektin nuk e kishte shlyer detyrimin e kontraktuar për pagesën e komunalive. Një masë e tillë, ndoshta edhe rakidale për syrin e shumicës së qytetarëve, është ndoshta ndër rastet e vetme në Mal të Zi dhe që duhet marrë shembull.
Në komunën e Ulqinit një rast që çdo herë kur kujtohet të ngjallë dhimbje është ai i hotelit Galeb. Ky ish-hotel ndër më të mirët në Ulqin, i cili edhe sot do të mund të konkuronte pa problem me ata më bashkëkohoret, u rrënua tash e dhjetë vite më parë, saktësisht në vitin 2008, shkruan Ulqini Online.
Pothuajse të gjitha kontratat e deritanishme nuk janë përmbushur edhe përkundër shumë aneks kontratave gjatë viteve më pas.
Të kujtojmë se kompania Roksped e bleu Galebin me tokën e tij, më 5 shtator 2006 për 5.75 milionë euro. Me kontratën bazë, blerësi është zotuar të investojë 15.4 milionë euro në hotel dhe se ai do të ketë pesë yje. Sipas kontratës fillestare, viti i parë i investimit duhej të fillonte në janar 2007, dhe Galebi i ri do të priste mysafirët e parë në fillim të vitit 2009. Që atherë e deri me sot nuk ka asnjë levizje ku do shikosh ndonjë dritë në fund të tunelit
Sot në atë pjesë atraktive ku dikur ishte hoteli Galeb ekzistojnë disa parkingje për automjete më çmime prej 3 euro.