Zyrtari i Lëvizjes qytetare URA dhe njëheri këshilltar i tij subjekti në Kuvendin e Ulqinit Omer Bajraktari në faqen e tij në facebook ka postuar një fjalë (shaqattack) të shoqëruar me simbole (shqiponjë, flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Zvicrës), shih screenshot, duke shprehur një entuziasëm sportiv pas golava mjeshtror të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit në fitorn 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë, shkruan Ulqini Online.
Mirëpo një gjë e tillë nuk i ka pëqyer aspak deputetit të Frontit demokratik në Kuvendin e Malit të Zi, Slaven Radunoviq. Deputeti Radunoviq ka akuzuar partinë e Bajraktarit se ajo paraqitet si parti e rrejshme e profilit qytetar dhe në këtë mënyrë ka mashtruar serbet të cilët ja kanë dhënë votën.
Siç shkruan e përditshmja Pobjeda, Radunoviq ”nuk ja vë për të madhe” Bajraktarit pasi ”ai është i edukuar në frymë të tillë”.