Zona e Anës së Malit ditë e më shumë po zbrazet nga të rinjtë dhe numërohen në gishta aktivitet kulturore dhe sportive në këtë anë.

Një aktivitet sportiv i përvjetshëm në Anë të Malit i cili arrin sado pak të grumbullojë të rinjtë është turneu i futbollit të vogël ku ndeshjet luhen në mes të rinjëve që përfaqësojnë fshatrat e kësaj zone. Edhe pse për çdo vit e më shumë ka më pak të rinj, ky aktivitet sportiv vazhdon të mbledh të rinj që luajnë dhe shikues që shikojnë aktivitetin.

Kështu, sonte u luajt ndeshja finale për vendin e parë ku fitoi ekipi i Selitës i cili në përbërje kishte pothuajse të gjithë djem të rinj dhe mjaft të talentuar. Ekipi i Selitës fitoi në finale ndaj Katërkollës e cila konsederohej si favorite me rezutlatin e pastër 5:3. Në ekipin e Selitës kishte shumë lojtar të dalluar por që më meritori për këtë titull kampion është 16 vjeçari Andi Gjeka, i cili edhe pse nuk luajti sonte, ishte lojtari që shpërtheu në këtë turne.

Në këtë turne morën pjesë 8 ekipe ku secila luajti me secilën për të shkuar në 4 më të mirat nga ku u shpall edhe ekipit fitues.

 

 

By admini