Abedin Axhoviq nga radhët e DPS-it është rizgjedhur kryetar i Komunës urbane të Tuzit.
Axhoviq në Kuvendin komunal të kësaj komune që funksionon në kuadër të Podgoricës, ka fituar votat e koalicionit DPS – Unioni demokratik i shqiptarëve – Partia boshnjake – SD. Këshilltarët e dy partive tjera shqiptare, Alternativa shqiptare dhe Lidhje demokratike shqiptare, nuk ishin prezent gjatë votimit.
Nga ana tjetër zgjedhjen e Axhoviqit e kontestojnë nga Alternativa Shqiptare. Në këtë mënyrë këshilltari i ASH-së Nik Gjeloshaj e gjuan zgjedhjen e Axhoviqit jolegjitime.
”Kandidati per kryetar te Tuzit, Abedin Axhoviq, nuk mori votat e nevojshme per kryetare, 16 Pro e 2 kunder. Krejt cka kan veprua mbas eshte jolegjitime. Kuvendi i Tuzit nuk ka zgjedhe kryetarin sot. Nuk ka perseritje te votimit sikur kan be sot. Kutia e votimit u hape, rezultati duel, Axhoviq nuk fitoje votat e nevojshme, kështu shkruan Gjeloshaj në një post të tij ne facebook.
Nga zgjedhjet e fundit në Tuz shumicën e këshilltarëve e ka fituar DPS me 14 të tillë, ndjekur nga Alternativa shqiptare me 7, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Partia Boshnjake nga 3, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Demokratet nga 2 dhe Socialdemokratet 1 këshiltar.