Për të katërtin vit me radhë nën oprganizimin e Shoqatës ”PROMUL” nga Ulqini do të organizohet aktiviteti sportivo – rekreativ tashmë i përvitshem ”Me biçikletë në Shkodër”, kështu mësohet nga kjo shoqatë.
Nga përvoja e viteve të kaluara ky aktivitet pritet me shumë entuziaziazëm nga të gjitha moshat por që dominojnë moshat e reja. Ditët në vijim do të njoftoheni me itinerarin e saktë të aktivitetit ndërsa është përcaktuar data e mbajtjes së këtij organizimi e që është 24 mars 2018.
Këtë vit në organizim do të na bashkangjiten edhe bjeshkataret e SHB ”Rumia”.
Nuk na mbetet gjë tjetër që të ju themi, përgadituni dhe bëhuni gati.
Shihemi të shtunen e 24 marsit, përfundon njoftimi.