Tenisti i talentuar nga Ulqini Genc Selita mund të luaj për përfaqësuesen e Kosovës në turneun e madh ”Davis Cup”. Kështu së paku tregon trajneri i Kosovës Jeton Hadërgjonaj për Gazeten Blic në Kosovë.
Përfaqësuesja e Kosovës në Tennis do të marrë pjesë në turneun e madh ‘Davis Cup’.
Kosova në këtë garë udhëhiqet nga trajneri Jeton Hadërgjonaj dhe është pjesë e kategorisë së tretë të Evropës.
Davis Cup është ngjarja kryesore në tenis për meshkuj.
Ky tournament drejtohet nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit dhe zhvillohet çdo vit në mes të ekipeve nga vendet konkurrente në një format me eliminime.
Ajo është përshkruar nga organizatorët si “Kupa Botërore e Tenisit”, dhe fituesit janë referuar si ekipi Kampion i Botës.
Deri në vitin 2016, kanë marrë pjesë 135 kombe.
Duke pasur parasysh se renditja e Kosovës është më e ulët, Kosova do përballet me Malin e Zi, Latvia, Greqia, Malta, Lihtenshtajni, Moldavia, Armenia.
Rreth këtij evenimenti, nënkryetari i Federatës së Kosovës dhe njëkohësisht trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Jeton Hadërgjonaj ka folur ekskluzivisht për ‘GazetaBlic’ rreth shanseve të Kosovës.
GazetaBlic: Çka presim nga Kosova në kupën Davis?
Jeton Hadërgjonaj: Kosova është shtet i ri dhe federatat sportive janë bërë anëtare të federatave ndërkombëtare vitet e fundit. Kosova është bërë anëtare e ITF-së në vitin 2016. Pra, kemi vetëm dy vite eksperiencë që luajmë në Davis Cup dhe Fed Cup që janë ndryshe Kampionate Botërore të Tenisit.
Hendikep tjetër që e kemi është edhe që tenistët kosovar tërë jetën e tyre sportive kanë qenë të izoluar dhe kanë luajtur në kushte të vështira. Të gjithë janë amator dhe nuk mund të jetojnë vetëm nga sporti i tenisit.
Në Davis Cup ballafaqohemi me tenistë profesionistë dhe natyrishtë që është shumë vështirë për ne që të fitojmë ndaj tyre.
Por, ne jemi duke punuar me seriozitet. Përgaditjet kanë filluar tre muaj përpara. Do të luajmë në Ulqin në muajin prill.
Ne jemi në procedurë të marrjes së nënshtetësisë së Kosovës për dy tenistë të trojeve shqipëtare. Janë Shëndrti Deari nga Gostivari dhe Genc Selita nga Ulqini që kanë shprehur dërshirën të luajnë për Kosovën. Poashtu presim që edhe Vullnet Tashi që gjendet në pozitën 1000 ATP, që ka lindur në Kosovë dhe është duke luajtur në Spanjë të pranoj të luaj për Kosovën. Me këto përforcime do të ishim ekip shumë i fortë.
GazetaBlic: Sa janë të pergatitur lojtarët fizikisht edhe mentalisht për këtë turne?
Jeton Hadërgjonaj: Lojtarët janë duke u përgaditur mjaftë mirë fizikishtë. Katër herë në javë kanë ushtrime fizike me kolegun Fatos Bejta të cilin e falemnderoj për angazhmin e dhënë. Ndërsa ajo që është kryesorja përgaditja psiqike po ushtrohet nëpër secilin stërvitje për të hequr nga lojtarët kompleksin e inferioritetit në mënyrë që mos të kenë frikë nga kundërshtari cilido që të jetë ai.
GazetaBlic: Cilat shtete do të marrin pjesë?
Jeton Hadërgjonaj: Në Ulqin do të marrin pjesë 8 shtete të Grupit III të Davis Cup Europe. Janë Mali i Zi, Latvia, Greqia, Malta, Lihtenshtajni, Moldavia, Armenia dhe Kosova.
GazetaBlic: Cilat janë objektivat e Kosovës në këtë kompeticion?
Jeton Hadërgjonaj: Objektivat tona janë të tregojmë paraqitje të mirë dhe të mundohemi të e fitojmë së paku një takim nga katër takime që do të i kemi në muajin prill. Por, nëse ndodh që të përforcohemi me lojtarët ë lartëpërmendur atëherë objektivat tona janë shumë më të larta.
GazetaBlic: Sa janë shanset që Kosova të kualifikohet?
Jeton Hadërgjonaj: Gjasat që Kosova të kualifikohet janë realisht të pakta. Kundërshtarët kanë lojtarë më rangim shumë të lartë. Tsitsipas i Greqisë është në vendin 82, Ernest Gulbis i Latvisë është në vendin e 195 në ATP listë.
GazetaBlic: Cili është kundërshtari më i papërshtshëm i Kosovës?
Jeton Hadërgjonaj: “Mund të themë të gjithë janë të fortë për ne. Po me shtetet si Malta, Armenia dhe Lihtenshtajni do të kërkojmë që të ja sjellim Kosovës fitorën e parë në Davis Cup”