Të premten më 16 shkurt kryetarët e Unionit të komunave shqiptare të rajonit, Tiranës, Gostivarit, Ulqinit, Presheveës, Prizrenit dhe Tetovës do të qëndrojnë për vizitë në Komunën e Prishtinës
Kjo pritje në Komunën e Prishtinës organizohet me rastin e 10 të pavarësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.
Temë diskutimi në këtë takim do të jetë ruajtja e amientit dhe niveli i ndotjes së ajrit.
Unioni i Bashkive dhe Komunave kryesore që drejtohen nga shqiptarë në rajon është krijuar në nëntor të vitit 2016 me qëllimin krijimin e mekanizmave të duhur të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare.