NEW JERSEY : Turneu i 9-të i Futbollit të vogël, “Vllaznimi Soccer Tournament” , sport dhe spektakël kuq e zi i shqiptarëve të Amerikës

Nga Beqir SINA – New Jersey

“Skendërbeu” ekipi fitues i edicionit të 9-të, me manaxher Oliver Paparniku dhe trainer Bujar Gjata, duke mposhtur në finale United Albania, me penallti

WAYNE NEW JERSEY : Turneu i Futbollit të Vogël në salla të mbyllyra, gara mes ekipeve vetëm shqiptare, për zonën e ashtuquajtur të “Tri-Shtetshit”, zhvilloi turneun e tij të 9-të tradicional.

Turneri i 9-të tradicional i Futbollit të Vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në salla të mbyllyra, u zhvillua më datën 25 Dhjetor, nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 10 të mbrëmjes në fushat e kompleksit sportiv “Turf City”, në qytetin Wayne të New Jerseyt.

Ky aktivitet qē është edhe ngjarja më e madhe sportive e vitit në diasporën shqiptare në SHBA, organizohet nën kujdesin e Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane me seli në Riverdale NJ, dhe Klubi i Futbollistik “Vllaznimi” nga Struga në Amerikë.

Këtë vit morën pjesë për herë të parë me shumë se 200 futbollist( 32 ekipe), të cilët përfaqësojnë sipas emrave te ekipeve edhe vendlindjen e tyre – pra vendorigjinën e këtyre futbollistive, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Aktiviteti tradicional i futbollit ka siguruar vëmendjen dhe mbështetjen e ekipeve pjesëmarrëse, sportdashësve të shumtë shqiptarë, të cilët kanë lavdëruar organizatorët për veprimtarinë më të mëdhe sportive të vitit në komunitetin shqiptar.

Këtë vit për suksesin e turneut u kujdesën Edip Ramadani, Fatlum Zhuta, Arif Sela dhe Pajazit Mena të cilët së bashku me stafin organizativë (Izmir Alla, Argëtim Ferati, Kalosh Sela, Mirsad Shabani, Kujtim Asani, Hasan Sela, Mirdi Shabani, Durim Kaba, Sabit Saliu, Genti Masha, Argjend Emini, Mirsad Slatina, Faton Arifi, dhe Samir Ramadani) sollën një turne të bukur dhe atmosfer festive.

Ceremonia e hapjes së turneut “Vllaznimi Soccer Tournament”, ka nisur me intonimin e hymneve kombëtare të të dy vendeve SHBA, dhe Shqipërisë.

Fjalën e hapjes së këtij turneu, e mbajti Pajazit Mena, i cili mbasi u uroi mirëseradhjen ekipeve pjesëmarrëse, tha se :”Sot me krenari shênojmë vitin e 9-të, me rradhë të këtij turneu futbollistik, duke bërë bashkë çdo fund viti shqiptarët nga Shqipëria, Kosova dhe të gjitha trojet tona etnike”.

Ndërsa duke ftuar ekipet për një garë “Fair play”, Mena, tha se “Ftojë të gjithë ekipet pjesëmarrëse, që të luajmë futboll dhe të festojmë së bashku në mënyrë vëllazërore ashtu si na ka hije dhe e kemi traditë ne si shqiptarë, se në fund të fundit të gjëthë ne do të dalim të fituar, të gjithë do të jemi kampionë “.

Ndërkohë, turneun e ka shpallur të hapur, nënkryetari i kesaj qendre, zoti Nebi Kaba, i cili në fjalën e tij theksojë se të tilla aktivitete për zhvillimin e jetës sportive të të gjithë komunitetit shqiptar, gjithmon do të mbeten si mjaft të rëndëssishme në jetën komunitare, të vet ne struganeve, pra qendrës tonë si organizatore,e cila së bashku me ndihmën dhe kontributin e komuniteteve të tjera shqiptare, bënë këtë turne çdo fund viti.

Kjo veprimtaria sportive, është mbështetur financiarisht edhe nga vet ekipet pjesëmarrëse, të cilat mundësojn me përzgjedhjen dhe organizimin e ndeshjeve si dhe autoritetet e kompleksit sportiv “Turf City”, të cilat vënë në dispozicion mjediset e tyre dhe dy fushat e futbollit për mbarvajtjen e kampionatit.

Sherifi Lirim Kaba, nga uniformat blu të Nju Xhersit, mbetet një nga figurat më të dashura për ekipet pjesëmarrëse,publikun e turneut “Vllaznimi Soccer Tournament”, duke dhënë si gjithmonë kontributin e tij në mbarvajtjen e këtij turneut, ashtu si dhe të aktiviteteve të tjera të shqiptarëve të Amerikës.

Turneu ne pushim ndau nga një mirënojhje për futbollistin Avdo Gjoka, për pjesmarrjen e tij në çdo kampionat me ekipin e tij, dhe nderoi disa indidivd të dalluar të turnirit.

Edhe këtë turne në pushim, nuk ka munguar spektakli muzikor, me këngët e vallet kuq e zi, kostumet e bukura folklorike shqiptare. Ato i japin ngjyrë kombëtare, kuq e zi turneut futbollistik “Vllaznimi Soccer Tournament” me Grupin e valleve të QKSHA me performancën e shkëqyeshme që fituan edhe duarttokitje të shumta nga të gjithë të pranishmit.

Klairinetisti i mirnjohur shqiptar nga Struga, “Curri” ishte mysafir special i turneut, duke krijuar një atmosferë të ëmbël muzikore me luajtjen e disa pjesve të famshme në Klarinetë.

Në pushim të ketij aktiviteti gjithashtu u zhvillua ndeshja tashmë tradicionale mes futbollistëve të grupmoshave të reja, ajo ndërmjet FC Korabi dhe Albanian Eagles, të cilët me lojën e tyre entuziazmuan qindra shikues në sallë dhe fituan edhe ata duartrokitjet e merituara.

Turniri i 9-të tradicional u zhvillua mes 32 ekipeve të ndarë në tetë grupe me nga katër skuadra secli grup, ndersa ndeshjet mes tyre u lajtën në të njëjtin kompleks sportiv në dy fusha futbolli, përkatësisht fusha A- dhe fusha B-, ku u percaktuan dhe 16 skuadrat qe garuan per me tej.

Dy skuadrat që u kualifikuan të parat në turin e parë,nga çdo grup luajtën më pasë në mes tyre me eleminim me nga 15 minuta për çdo lojë.

Ndërsa në fund u zvilluan 4 takime në Gjysmë-finale dhe dy në Çerek-finale, dhe një takim Final.

Në Gjysmë – finale u takuan 8 ekipe, të cilat u ndeshën në mes tyre, po me sistem eleminimi në bazë rendtijes : FC Sanxhaku luajti me United Albania, Kelmendi me Krajen , Butrinit me FC Future, dhe Cemi me Skëndërbeun.

Në Çerekfinale u ballafaquan ekipet United Albania me Kelmendin dhe FC Future me Skëndërbeun.

Ndërsa, në finale luajtën Skëndërbeu me United Albania, dhe mbas 20 minutave lojë rezultati ishte i barabartë, 3 me 3 në golat e shënuar por edhe në lojën e tyre.

Ekipi, nga Kosova, “Skëndërbeu”, e cila mban emrin e heroit tonë kombëtar, në 550 vjetorin e lindjes së Gjergjë Kastriotit Skëndërbeut, është fitues i këtij turnerit të 9të tradicional i Futbollit të Vogël “Vllaznimi Soccer Tournament” në salla të mbyllyra, si skuadra më cilësore e cila në përbërje të saj shquhet me disa futbollista të talentuar,që luajnë edhe në ligëne parë të Kosovës..

Ekipi që zuri vendin e dytë United Albania, edhe ai me disa ish futbollist profesionist u dallua për lojen rezultative, shpirtin e garës dhe ekip i disiplinuar duke marrë medalje dhe kupën e vendit të dytë.

Futbollistët e të dyja ekipeve, u nderuan me kupat e turnirit, kurse golashënuesi më i mirë me nga 12 gola u shpallë futbollisti Dritan Sela, duke marrë kupën, ndërkohë, që kupën portieri më i mirë i Turneut 2017, e mori portieri i ekipit fitues “Skëndërbeut” Andi Daciqi.

Ky turne u moderua nga gazetari i njohur strugan Faton Arifi, ndërsa filmua dhe u transmetua live në rrjetin social Facebook, nga “ARITON – Photography & Videography Company” me basë në New Jersey.

By admini