Sot në Ulqin qendroi per vizite pune Ministri i bujqesise dhe zhvillimit rural Millutin Simoviq i cili u prit nga udhëheqësia lokale e Komunës së Ulqinit.
Në fund të vizitës në lokalitetin e Shasit u nënshkrua një marëveshje për dhënien me qira të tokës bujqësore, një sipërfaqe prej 69 hektarësh për 15 vite kompanisë Voli.
Në këtë mënyrë do të valorizohet toka bujqësore në teritorin e komunës së Ulqinit, kështu mësohet nga Komuna e Ulqinit.
Iniciativën për realizimin e këtij projekti e ka ndërmarrë Komuna e Ulqinit bazuar në interesimin e investitorëve.
Kryetari Cungu tha se ndjen kënaqësi kur investohet në bujqësi .Kompania Voli do të kontribuojë që të zvogëlohet importi i prodhimeve bujqësore e në të ardhmen pritet që prodhimet e prodhuara në teritorin e Ulqinit të eksportohen në vendet e rajonit dhe në ata të bashkimit Evropian.