Zgjedhjet lokale në qytetin e Ulqinit priten të mbahen me 4 shkurt të vitit të ardhshëm. Në këtë qytet tashmë ka filluar mobilizimi i partive politike që ti presin ato sa ma të përgaditura.

Në një reportazh të realizuar nga TV Vijesti, kryetari i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka duket shumë optimist për rezultatin e partisë së vet. Ai beson në dyfishim të mandateve për partinë dhe aleatet e vet.
”Mendoj që numri i këshilltarëve do të jetë dyfish më i madh”, shprehet Gjeka në pyetjen e gazetares për pritshmëritë nga këta zgjedhje duke shtuar se ka interesim dhe përkrahje të madhe për partinë e tij.

Në përbërjen e kuvendit aktual numri i këshilltarëve të Partisë demokratike është 7.

By admini