Rikonstruktimi i shumëpritur i rrugës kryesore Ulqin – Sukubinë në pjesën deri në Krythë fillon nesër, kështu mëson e përditshmja Vijesti nga kabineti i kryetarit të Komunës së Ulqinit.

 

Punimet në këtë aks rrugor me një gjatësi totale rreth 13.5 kilometra do të zgjasin rreth 360 ditë. Investitor këtij projekti është Ministria e Transportit dhe Detarisë së Malit të Zi, përkatësisht Drejtoria për Transport. Inxhinier kryesor i këtij projekti është inxhinieri i ndërtimtarisë Radivoje Mileusniq ndërsa kryerja e punimeve i është besuar kompanisë nga Danillovgradi “Metal Plast”.

 

Mbikëqyrësi profesional është “Mbikëqyrja e ndërtimit dhe testet laboratorike” nga Podgorica, ndërsa dokumentacionin teknik e kanë përgatitur “Inxhiniering DB”  nga Beogradi,”Mekanizimi dhe programi”nga Nikshiqi si dhe ” Geotechnical Projekts-Consulting “,” Grupi Tekton “dhe” Instituti i Sigurisë “nga Podgorica.

By admini