
Propozim ligji për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimin e Objekteve planifikohet që para deputeteve të Kuvendit të Malit të Zi të jetë më 26 shtator të këtij viti. Ky propozim i ligjit centralizon planifikimin e hapsirës të komunave dhe është skandaloz, kështu shprehet kryetari i Lëvizjes URA Dritan Abazoviq.
Me këtë propozim të Ligjit autorizimi mbi planifikimin hapsinor i jepet ekskluzivisht Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshme dhe turizmit ingerencë e cila deri tani ishte e komunave.
Abazoviq njëheri i’u bën thirrje kryetarëve ë komunave që të reagojnë, pasi në të kundërtën ”komunat e juaja do të bëhen bashkësi lokale”.
Për këtë ligj shumë delikat sidomos për Komunën e Ulqinit dhe specifikat që ka ajo nuk dihet akoma qendrimi i subjekteve politike shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi nëse do ta përkrahin ose jo.