Foto: I. Karamanaga, fb

Mbrëmë në Ranë u hap edicioni i 17-të i Panairit të librit Ulqini 2017. Rreth 30 botues nga vende të ndryshëm prezantojnë botimet e tyre në Panair. Në ceremoninë e rastit ishte i pranishëm Ministri i kulturës Janko Lumoviq i cili vlerësoi Panairin si ngjarje të rëndësishme kulturore.

Ndërkaq, kryetari i Ulqinit Nazif Cungu në fjalën përshëndetëse tha se Panairi është vendi që tubon krijuesit, botuesit dhe artistë të ndyshëm dhe se ky event i shërben zhvillimit të turizmit kulturorë. Ai më tej tha se Ulqini gjatë seyonit turistik shëndrrohet në qendër të aktiviteteve kulturore.

Në hapjen solemne foli dhe shkrimtari Mehmet Kraja. Biblioteka e Ulqinit gjatë mbrëmjeve të Panairit ka paralajmëruar aktivitete të ndryshme.

Kryetari Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij dhe në takimin që pati me Ministrin Lumoviq, trajtoi dhe ceshtje të tjera që kanë të bëjnë me kulturën

By admini