Problemi me ujin në komunën e Ulqinit tashmë është evident dhe i pranuar edhe nga kopetentët për këtë. Nëse nuk gjendet zgjedhje e mënjehershme e këtij problemi situata mund të përkeqësohet edhe më tepër sidomos në kohën e fluksit në rritje të mysafirëve që pritet të vinë në ditët në vazhdim.
Pasojat më të mëdha në gjithë këtë mund të ketë ne mbarëvajtjen e sezoni turistik i cili sa ka filluar.
Televizioni lokal TV Teuta për këtë çështje ka realizuar dy intervista, njërën me drejtorin e ndërmarrjes Ujësjellësi dhe kanalizimi Fehim Avdiu dhe tjetren me kryetarin e komunës së Ulqinit Nazif Cungun.
Më poshtë mund ti ndiqni të plota këto intervista.