Beqir SINA – New York

Shoqata “Malësia e Madhe “ : “Për të ndihmuar Atdheun dhe kultivuar komunitetin tonë shqiptarë!”

NEW YORK : Në datën 10 Maj, njoftohet se u krye proçesi për zgjedhjen e kryesisë së re të Shoqatës “Malësia e Madhe” me seli në New York, në përputhje me statutin e kësaj shoqate. Në këtë takim po ashtu u vlerësua puna dy-vjeçare e Kryesisë së deritashme dhe njëkohësisht u diskutua për rrugëtimin e kësaj Shoqate në të ardhmen.

Anëtarët e Këshillit Drejtues njëzëri theksuan se do ta vazhdojnë misionin e Shoqatës për të cilin është përcaktuar. Fjala është për ndihmën vendlindjes  dhe afirmimin e  vlerave pozitive të saj në aspekte të ndryshme.

Në këtë veprimtari, ku pati një pjesëmarrje të konsiderueshme antarёsh, u fillua me verifikimin e kartave të anëtarësimit për të realizuar një proces zgjedhor sa më transparent, duke i dhënë gjithkujt të drejtën a kandidimit dhe votimit.

Në njoftimin e kësaj shoqate në rrjetin shoqëror Facebook, ata njoftojnë se Këshilli Drejtues i Shoqatës “Malësia e Madhe” me seli në New York, në mbledhjen e tij të mbajtur më 10. 05. 2017,  zgjodhi Kryesinë e re të Shoqatës për mandatin e ardhshëm dy-vjeçar.

Ku Shoqatën gjatë periudhës së ardhshme dy-vjeçare do ta drejtojë dhe përfaqësojë Kryesia e saj në këtë përbërje:

Ejllo Berishaj, kryetar (i rizgjedhur),
Agron Lulgjuraj, nenkryetar,
Gjon Gjokaj, nenkryetar,
Gjon Ivezaj, sekretar,
Leonard Berishaj, arkëtar,
Senad Lulanaj, arketar

Shoqata “Malësia e Madhe” : “Për të ndihmuar Atdheun dhe për të kultivuar komunitetin tonë shqiptarë!”

Shoqata “Malësia e Madhe” – New York , simbas statusit të saj thotë se është organizatë joqeveritare, jofitimprurese, e udhëhequr nga parimet humane, arsimore, kulturore dhe demokratike. Organizata aspiron drejt një shoqërie të hapur ku individi të gjejë shprehjen e tij të plotë si krijues i vlerave materiale dhe shpirterore. Këto faqe kompjuterike shërbejnë për të bërë më të njohur punën tonë, vullnetare si edhe për të tërhequr vullnetarë të tjerë për të cilët organizata jonë ka nevojë, thuhet në status duke shtuar se çdo bashkëpunim i juaj në këtë drejtim është i mireseardhur.

Shoqata Malesia e Madhe – New York, është e regjistruar, simbas ligjeve të shtetit të Nju Jorkut, ku ajo funksionon si organizatë jofitimprurese, dhe është i klasifikuar në sekcionin 501(c)(3) te Kodit të Brendshëm Tatimor. Kontributet mund të deklarohen kundrejt rembursimit taksor si për individët dhe korporatat dhe kontributet nga organizatat private trajtohen si distribuime kualifikuese duke iu menjanuar taksës shtesë.

By admini