Dy yjet shqiptare takohen në New York – Yllli i futbollit Lorik Cana dhe Asamblesiti Mark Gjonaj pozojnë me flamurin Autoktons që u ngritë në Beograd
Beqir SINA New York
Cana i dhuroj komunitetit Shqiptaro-Amerikan një dhuratë të embël, një flamur kombëtar të nënshkruar nga ai, ku thuhet “Komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Me dashuri. Lorik Cana”
NEW YORK CITY : Në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook, organizatorët e këtij takimi, shkruajn se me iniciativën e z. Valon Nikçi dhe nën organizmin z. Nikçi dhe Znj. Vera Mjeku, në ditët e fundit të qendrimit të tij në Nju Jork, Ylli i futbollit shqiptar Lorik Cana, është takuar dhe ka mbajtur një aktivitet me poliitikanin shqiptar më të suksesshem në SHBA, Asamblesistin e shtetit të Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj, i cili është kandidat potencial për një vend në Këshilin e Bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, zgjedhjet e e ardhshme në 12 Shtator 2017.
Kjo veprimtari është mbajtur më 26 Maj në njërin nga komplekset sportive të qytetit me moton “Soccer with Gjonaj & Cana” në lagjen Ardsley të New Yorkut.
Dhe, të dy Yjet shqiptare – Yllli i futbollit Lorik Cana dhe Asamblesiti i shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kan pozuar së bashku me flamurin Autoktons – flamurin që u ngritë në mes të Beogradit në ndeshjen kualifikuese për Francë Euro – 2016 , dhe u pasua nga ato ngjarjet historike të futbollistëve kuq e zi në Beograd.
Qëllimi i kësaj mbrëmje, thuhet në njoftim ishte mbledhja e fondeve për fushatën e Z. Mark Gjonaj, i cili është në garë për këshillin bashkiak të qytetit të New York-ut, thonë ata duke shtuar se në këtë mbrëmje pjesëmarrës i veçant ishte ish kapiteni i kombëtarës Shqiptare të futbollit Z. Lorik Cana, ku pjesëmarrësit kishin mundësi të takoheshin me Z. Cana dhe Z. Gjonaj – gjersa edhe ata u futën në fushën e blertë dhe luajtën futboll me sukadrat e të rinjëve shqiptar nga Akademia e Futbollit.
Ky eveniment vazhdoj më pas me një pritje e cila u mbajt në restaurant Zuppa në Yonkers, ku morën pjesë shumë të pranishëm.
Fillimisht Z. Valon Nikçi i cili organizojë dhe e drejtojë këtë eveniment mjaft të bukur, dhe shumë tërheqës, i faleminderoj pjesëmarrësit për ndihmën e vazhdueshme dhe të pa kontestueshme për Z. Mark Gjonaj.
Nikçi në cilësinë e drejtuesit të këtij aktiviteti tha se :” Suksesi i Markut është suksesi ynë. Kur ai është i suksesshëm ne jemi të suksesshëm si komunitet, kur Marku ec lartë edhe ne ecim lartë, kur Marku është i fort ne jemi të fort. Z. Gjonaj ka bërë shumë për komunitetin Shqiptaro-Amerikan ku si rrjedhojë ka sakrifikuar shumë, andaj si rezultat ne duhet të vazhdojmë ta përkrahim pa ekuivoke. Ne investojmë në mënyra e vende të ndyshme por investimi në njerëz është më i miri, e kur investon në njëri të mrekullueshëm si Z. Gjonaj rezultati i investimit eshtë i mrekullueshëm,” tha ndër të tjera Z. Nikçi.
Simbas, njoftimit thuhet se fjalimi i Z. Mark Gjonaj, është pritë me entuziazëm të madh.
Ndërkohë, duke i faleminderuar të pranishmit për mbështetjen e madhe që po gëzon nga komuniteti Shqiptaro-Amerikan, Z. Gjonaj i siguroj të pranishmit se investimi në të nuk do e dëshpëroj komunitetin tonë. Ai siguroj të pranishmit se duke e përkrahur atë e përkahin çështjën Shqiptare dhe ka ardhë koha që komuniteti Shqiptaro-Amerikan të marr atë që i takon. Ai faleminderoj Z. Cana për kohën e përkrahjen e tij, duke e quajt at si mbrojtës i flamurit kombëtar, inspirim dhe motivim për gjeneratat e reja, dhe një shembull i përkryer se si duhet të ruhet, mbrohet e luftohet për atdheun.
Kurse, Ylli i futbollit shqiptar – “Kapiteni” . Cana i përshëndeti të pranishmit duke i faleminderuar ata nga zemra për pritjën vëllazërore që ai e gjeti në New York nga komuniteti Shqiptaro-Amerikan. Ai i porositi të gjithë që mos të harrojnë se nga vijnë dhe gjithmonë të përkrahin atdheun. Z. Cana tha se ndihet krenar me suksesin e Z. Gjonaj në skenën politke duke shtuar se ai është inspirim i Shqiptarëve gjithandej, dhe porositi pjesëmarrësi ta ndihmojnë sa ma shumë Z. Gjonaj.
Z. Cana i dhuroj komunitetit Shqiptaro-Amerikan një dhuratë të embël, një flamur kombëtar të nënshkruar nga ai, ku thuhet “Komunitetit Shqiptaro-Amerikan. Me dashuri. Lorik Cana”.
Të pranishmit u argëtuan nga grupi i valltarēve “Rozafati” të udhëhequr nga Angjelina Nika