Udhëheqësit e Shoqatës së bjeshkatareve ”Rumia” kohë më parë u priten nga kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu. Temë e diskutimeve ishin aktivitet e shoqatës ”Rumia” si dhe gjetja e mënyrave të bashkëpunimit në mes tyre. Ndër të tjera kryetari Cungu u njoftua edhe për aktivitetin e radhës ”Dita e Rumisë 2017” që organizohet nga shoqata në fjalë, aktivitet i cili tashmë është tradicional dhe i përvitshëm.
Kryetari Cungu në lidhje me këtë tha se nëse koha do ta lejojë do të bëjë çmos që atë ditë të i’u bashkangjitet bjeshkatareve në këtë aktivitet interesant.
Interesimi i qytetareve për këtë vit për dalje në majen e Rumisë është mjaft i madh dhe pritet që numri i tyre të jetë i konsiderueshëm.