Kuvendi i Kosovës votoi sot pro mocionit të opozitës të inicuar nga partitë opozitare por i përkrahur edhe nga deputetë të shumicës çka bëri që të bie Qeveria e Isa Mustafës.

Në momentin kur u votua për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, të pranishëm ishin 117 deputetë, nga të cilët 78 votuan pro, 34 kundër dhe 3 abstenuan.

Me shumë mundësi Kosova pas ngjarjeve të fundit shkon drejt zgjedhjeve parlamentare të cilët do të mund të mbaheshin gjat muajit qershor.

By admini