Qeverinë e Malit të Zi ditën e enjte ka aprovuar plotësimin e ligjit mbi organizim teritorijal i cili parashef Komunë të plotë të Tuzit. Në këtë mënrë është hapur rruga që ky ligj të jetë në rend dite të Parlamentit të Malit të Zi.
Lajm i cili gëzon të gjithë shqiptarët që jetojnë në Malësi por edhe në viset tjera shqiptare. Të entuziasmuar shprehen edhe përfaqësueit politik të shqiparëve këtu. Lidhur me këtë është shprehur edhe i pari i Ulqinit, Nazif Cungu.
”Të dashur miq sot qeveria kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit. Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike. Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi”, shkruan Cungu në faqen e vet ne rrrjetin social facebook.
Në parlament ky ligj nuk duhet të ketë problem që të kalojë pasi koalicioni i pative shqiptarëve me DPS-in dhe partitë tjera të pakicave i kanë numrat e mjaftueshme për ta kaluar.