Beqir SINA – New York

Nata e Shejtë e Festës së Krishtlindjes në Kishën Zoja e Shkodrës në New York

NEW YORK : Në të gjitha kishat katolike shqiptare në Amerikë dhe Kanada, është mbajtur mbrëmë në mesnatë Mesha solemne e Krishtlindjeve, dhe Mesha e së dielës, të cilat i udhëhoqën meshtarët e tyre, në Kishën Zoja Pajtore, Kishën e Shën Palit, Detroit, Kisha Katolike Shqiptare në Toronto -, dhe në Kishën Zoja e Shkodrës në New York .

Më shumë se nji mijë besmitarë, u mbodhën mbrëmë sipas një video stream të trasmetuar në rrjetin social Facebook, ishin në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, për Christmas Eve Mass.

Kisha ishte mbushur përplot me besimtarë aq sa ehde nuk kishte vend nga besmitarët të cilët erdhën për të festuar Meshën në natën e shenjtë.

“Krishtlindja, tha famullitari Dom Pjetër Popaj, është një ditë për të festuar lindjen e Jezusit, kështu që është shumë e rëndësishme për të marrë pjesë në këtë Meshës, sidomos për shkak se ajo është e tillë e shjetë, në një kohë të bukur të vitit të jemi së bashku këtu të presim në prehrin tonë lindjen e Krishtit”.

Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, me famullinë e saj me gëzim të madh gjatë gjithë ditës, dje edhe sot ka hapur dyert e Festës së Krishtlindjes, duke i ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë, që t’i bashkëngjiten në gëzimin e festës së Lindjes e Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit, një nga festat më të mëdha të kishës Katolike në mbarë njerëzimin.

Dje , të shtunën, më  24 dhjetor 2016  u kremtua së pari procesioni ora në Vigjilja e Krishtlindjes . Një ceremoni, kjo, e cila u shoqërua me pritja solemne nga famullitari shembullor, me rastin e Festës së Krishtlindjes 2016. Dom Pjetër Popaj

Aty afër mesante më pastaj u mbajt Mesha e Madhe, e cila nisi me një Koncerti i Krishtlindjes nga fëmijët e Famullisë së Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York.

Mesha solemne e Krishtlindjes në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, të cilën e udhëhoqi Meshatri Dom Pjetër Popaj – u ndoq nga më shumë se 1500 besimtarë katolikë shqiptarë, të cilët kremtuan së bashku gëzimin e Lindjes së Jezu Krishtit, hyrjen e Zotit në historinë e njerëzimit – Gloria in exelsis Deo!

Ndërkohë, që sot e diele, 25 dhjetor 2016 – Dita e Krishtlindjes, nisë në ora 11:00: me Meshë në Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York, mëpastaj festa ka vazhduar me gostit dhe vizitat e familjarve me tryezat e mbushura përplot me ushqime dhe me plot urime : Gëzuar e për shumë vjet Krishtlendjen .

Radio Vatikani kujtojë sot se :” Gjatë kësaj kohe të Ardhjes e të Krishtlindjes, Shën Tereza e Kalkutës, Ganxhe Bojaxhiu na thërret që më jetën tonë konkrete, pra reale të gëzojmë Mesazhin e Shpresës, Dashurisë, dhe Paqes mbi tokë, të përgatisim zemrën dhe të presim Jezusin që vjen (që janë të gjithë njerëzit që na rrethojnë), më një zemër të ngrohtë, e këtë ngrohtësi të shpërndajmë më të gjithë të pranishmit e jetës sonë”.

Më pas ajo tha se kur ne dëshirojmë të kremtojmë Krishtlindjen, ndoshta nuk kemi menduar që duhet ushqyer të uriturit dhe ti veshim të zhveshurit, duke pakësuar kështu ego-n për posedimin vetjak, të mirëpresim të padëshiruarit, të falim fajtoret dhe ti duam armiqtë tanë, për të rritur forcën e të qenurit njeri i lirë, dhe t’u bëjmë të tjerëve atë çka dëshirojmë të na bëjnë ata neve. Kështu mund të lëmë gjithherë fryte mbi tokë.

Gjatë kohës së mrekullueshme të Krishtlindjes mund të shohim me sytë e një fëmije, sepse fëmijët më së miri e përjetojnë mrekullinë e dashurisë, fëmijët gëzojnë të gjithë atë që festa ofron dhe e jetojnë në plotësi tërë kohen. Kështu, Shën Nënë Tereza na fton të gjithëve, për të jetuar dhe uruar lavdinë e kësaj feste të mrekullueshme, që është Lindja e Jezu Krishtit.

By admini