20 mijë dollarë për fëmijët e sëmurë nga Kosova, për shpritin e nënës së tij, Ziza Geci Bajraktari
Beqir SINA – New York
Albana Krasniqi :’”E tërë, kjo, u bë për shpirt të nënës së Harry Bajraktarit, Ziza Geci – Bajraktari, që të shpëtohet një jete e një fëmije, dhe kjo tregon se sa fuqi të madhe ka humanizmi dhe vlera e shpëtimit të një jete njeriu tek ne shqiptarët”
BRONX NY : Veprimtari njohur në SHBA, z.Harri Bjaraktari, biznesmeni kosovar, nderuar dhe me titullin “Nderi i Kombit”, nga Presidenti i Shqiperise, zoti Nishani, dhe aktivisti i shquar i çëshjtjes kombëtare shqiptare në pergjithësi, dhe, asaj kosovare në veçanti, ka bër këto ditë një vepër të madhe humanitare, duke e futur atë edhe në rolin e një filantropi.
Albana Krasniqi – e cila është Koordinatorja për fëmijët shqiptarë nga Kosova, nga projekti “Gift of Life” (Dhurata e Jetës), e Rotary Club – Bronx NY,, shkruan në llogarinë e saj në Facebook, se ka qenë Harry Bajraktari me familje, të cilët sipas saj për nder të shpirtit të nënës së tij, Ziza Geci Bajraktari, e cila u nda nga kjo jetë para pak kohësh, për fëmijët e sëmurë nga zemra në Kosovë, i dhurojë për fëmijët shqiptar 16,200.00 dollarë, të cilat u grumbulluan gjatë ceremonisë së pritjes së ngushëllimeve (pamjes) të dielën më 18 dhjetor 2016 në Royal Regency Hotel, Yonkers.
Kësaj shume veprimtari i njohur Harry Bajraktari, thotë ajo, i shtoj edhe 3,800.00 dollarë të tjera, dhe kështu kjo shumë u rrit në 20,000.00 dollarë, nga ai dhe anëtarët e tjer të familjes Bajraktari, që iu dorezuan anëtares së bordit të organizatës Gift of Life International, znj. Albana Krasniqi.
Albana, thotë se :’ E tërë, kjo u bë për shpirt të nënës së Harry Bajraktari, Ziza Geci – Bajraktari, që të shpëtohet një jetë e një fëmije, dhe kjo tregon se sa fuqi të madhe ka humanizmi dhe vlera e shpëtimit të një jete njeriu tek ne shqiptarët.”
Duke marrë këtë dhuratë në keto ditë feste, Albana Krasniqi, shprehet se :’Në emrin tim personal dhe të bordit të organizatës “Gift of Life International”, falenderoj pasardhësit e saj – familjen Bajraktari, dhe lutem që shpirti i Nanës Zizë, të pushojë në paq, dhe kujtimi për të, të jetë i paharruar”.
Ndërkohë, në statusin e saj – të shumtë janë ata që po e përgëzojnë dhe e vlersojnë veprimtarin e njohur Harry Bajraktari, për këtë vepër humanitare, të cilët thonë, se :” Tradita familjare vazhdon, dhe padyshim se kjo vepër humanitar është për të përgëzuar dhe përshëndetur”.