Shqyrtohet mundësia për formimin të Ministrisë për diasporë
Kandidati për mandator për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dushko Markoviq shqyrton mundësinë që në Qeverinë e tij të formohet Ministria për diasporë, njofton gazeta, “Pobjeda” nga disa burime.
Për këtë mundësi është folur gjatë bisedave jozyrtare, të cilat Markoviq i ka zhvilluar me partnerët aktual, kurse është debatuar edhe gjatë bisedës së përfaqësuesve të Partisë Boshnjake me mandatorin.
“Nuk është sekrete që Boshnjakët janë të interesuar për këtë ministri, në qoftë se formohet, pasi që një numër i madh i mërgimtarëve nga Mali i Zi, janë të nacionalitetit boshnjak, që do të jetë me rëndësi të madhe për forcimin e lidhjeve të tyre me shtetin e Malit të Zi”, njofton “Pobjeda”.
Formimi i Ministrisë për diasporën krahas njësisë së Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit, si dhe njerëzit e ri në pushtet ekzekutiv, Markoviq do t’i hynte rikonstruimit serioz të aparatit shtetëror. Mali i Zi ka drejtorinë për diasporë, dhe në krye të saj gjenet funksionari i Partisë Demokratike të Socialistëve Predrag Mitroviq.
Sipas njoftimeve jozyrtare të kësaj gazete, Partia Boshnjake, gjegjësisht lideri i saj Rafet Husoviq, është i interesuar për ta mbajtur postin e nënkryetarit për zhvillim rajonal.