gjelosh-gjokajShoqata “Malësia e Madhe”- New York

NJOFTIM

Njoftohen pjesëtarët e komunitetit shqiptar të New York-ut dhe të gjithë të interesuarit e tjerë se Shoqata “Malësia e Madhe”, me seli në New York, organizon Orën përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit të madh shqiptar, me përmasa botërore, Akademikut Gelosh Gjokaj, i cili u nda nga kjo jetë më 25 shtator në Gjermani, ku i kaloi vitet e fundit të jetës.

Për rrugën jetësore dhe krijimtarinë artistike të këtij kolosi të artit, do të flasin njohës të jetës dhe veprës së tij nga Malësia, Kosova dhe Shqipëria, si dhe përfaqësuesi i familjes së të ndjerit Gjokaj.

Ora përkujtimore do të mbahet në lokalin Eastwood Manor Caterers,371 Eastchester Rd,Bronx NY 10469 , ditën e diele, më 13 nëntor 2015, në orën 2 PM. Ejani t’i japim nderimin e fundit dhe të përkujtojmë piktorin e madh shqiptar, Akademikun e ndjerë Gjelosh Gjokaj, që ka lënë pas vetes mbi 3000 vepra artistike.

Shoqata “Malësia e Madhe”- New York
K r y e ta r i
Ejllo Berishaj
SHOQATA MALËSIA E MADHE – NEW YORK • 210 Riverside Dr #1C, New York, NY 10025 • (914) 570-4404 • info@MalesiaNY.org

By admini