Qani-OsmaniShkruan Qani  Osmani

Që prej ekzistimit të njerëzimit nuk ka të ndalur lufta mes të mirës ndaj të keqes, mes drejtësisë ndaj padrejtësisë dhe mes humanizmit ndaj ligësisë, sepse kjo luftë vlerash është e inkorporuar në vet qenien e njeriut si misherim i së mirës Hyjnore përkundër së keqes djallëzore. Pikërisht falë këtyre vlerave Hyjnore, shoqëria muslimane që nga ekzistimi i saj deri sot ka qenë imune sa i përket dhunës ndaj njerëzimit panvarsisht përkatësisë kombëtare dhe fetare, edhe pse pushteti i saj ka qenë i shtrirë nga kufijtë Kines në lindje, deri në Spanjë në perendim dhe deri para Vjenës në veri. Por e kaluara është bërë pre e mbulimit të saj me pluhur historik me çka nëpërmjet pamjeve të turbullta të sodit, muslimanët do të dukeshin si e kundërta e asaj që në të vërtetë edhe kanë qenë, si njerëz të dhunshëm me një besim poashtu të dhunshëm duke “ haruar “ që dhuna gjat gjithë historisë njerëzore i përshkruhet të gjithë popujve, feve, besimeve dhe sistemeve përveç muslimanëve dhe Islamit.

Sot shumica e perendimorëve nuk e kanë idenë rreth botës islame. Shumica e evropianëve kanë harruar se paraardhësit e tyre Kolonizuan tokat Islame dhe vranë miliona muslimanë. Nëse kjo merret parasyshë, atëherë del se Perendimi dhe evropianët perendimor janë dhunues dhe terroristë më të mëdhenjë.

Për fat të keq, perendimorët nuk e pushtuan botën për shkak se ideologjia dhe feja e tyre janë më të madhërishme, por nga shkaku se në mënyrë të pamëshirshme dhe të pashpirtë aplikuan “fuqinë” mbi të tjerët.Nuk masakruan muslimanët  4 milion njerëz gjat luftërave të kryqëzatave, nuk vranë muslimanët mbi 50 milionë njerëz gjatë kohës së kolonializmit, nuk i filluan Luftërat Botërore feja Islame dhe muslimanët të cilët më vehte morën 70 milionë jetë, nuk krijuan muslimanët dhe Islami sistemin komunistë që vrau miliona njerës etj.

Mirpo, shërbimet antiislame që për fat të keq burojnë nga shtetet bashkëkohore, nuk ndalen në tentimin e njëllosjes së Islamit dhe muslimanëve, gjithjë duke krijuar Përbindësh “ Islam “ nëpërmjet të cilit vazhdimishtë synohet të krijohen dy elemente boshte të interesave antiislame :
E para – në njerën anë të krijohet një klimë e përshtatëshme mediale për “ rrezikun “ e të qenunit musliman në kohën dhe botën bashkëkohore, me çka do të pengohej integrimi i Islamit në Perendim si pjesë përbërëse e vlerave bashkëkohore.
E dyta – në anën tjetër synimi kryesor, mbajtja e shteteve muslimane në situatë lufte me çka pamundësohet ardhja në shprehje e vlerave univerzale dhe bashkëkohore të shoqërisë muslimane dhe besimit Islam në shtetet e tyre.

Fatkeqësishtë, që të realizohen synime të tilla gjithmonë duhet që Përbindëshi të jetë nga vendet muslimane, me çka edhe efekti do të ishte më i favorshëm. Ende nuk është haruar AL Kaeda, nëpërmjet të cilit çdo qytetari perendimor dhe çdo fëmije atje , islami dhe muslimanët iu paraqitën si përbindësha nga të cilët nuk të zë as gjumi natën. Por, synimi kryesor doli që nëpërmjet këtijë Përbindëshi të vriten qindra mijëra musliman nga Avganistani deri në Irak, të mbahen këto shtete në gjendje lufte dhe njëkosisht të uzurpohen pasuritë e tyre natyrore.

Por, efekti i Përbindëshit “ Islam “ AL Kaeda ( që zanafillën e kishte tek shërbimet sekrete perendimore ), Filloi të zbehej dhe nuk e arrinte ate që synohej, përkundrazi, rriteshin konvertimet në Islam nga të krishterët perendimorë si dhe gjat kësaj kohe doli në shesh një qeveri e cila kishte për qëllim mirëqenjen njerëzore si dhe panvarësimin nga të qenunit vazal i shteteve “ bashkëkohore “, doli në shesh Turqia bashkëkohore një shtet i cili bëri bujë ekonomike dhe politike por gjithni duke e theksuar krenarin e saj me identitetin islam si mishërim Hyjnor në qenien e qytetarëve turk.

Krijimi i ISIS-it ( që gjithashtu zanafillën e ka në shërbimet perendimore ), është dëshmi e qartë e vazhdimsisë së synymeve të lartëpërmendura. Me vrasjen e mijëra muslimanëve të pafajshëm si dhe prezentimin medial të ekzekutimeve barbare të tyre, pasojat e këtij Përbindëshi “ Islam “ u ndien në tërë botën.

Me dirigjime të detajuara, ISIS-i , në fillim e anashkaloi Gazën ku nga dora çifute vriteshin mijëra fëmijë palestines, që sot ta anashkalojë edhe Damaskun e qeverinë barbare Siriane, dhe të synoj kurdët në kufirin turk, për tu munduar ta realizojë ate që nuk e realizuan dot shërbimet e huaja me Gezi Park-un dhe Perandorinë e errët Gulen, involvimin e Turqisë në një luftë të pakuptimtë dhe jashtë synimeve paqësore për mirëqenie të qeverisë aktuale turke.

Se si do të përfundojë kjo golgotë mbetet të shihet në ditët në vijim, por një gjë është më se e sigurtë se shërbimet antiislame me krijimin e Përbindëshit “ islam “ ISIS-ë , ia arritën qëllimit që ti mbajnë njerëzit në frigë nga Islami, t’ua risin urrejtjen dhe paragjykimet rreth Islamit se gjoja Islami është përhapur me shpatë.Tani më çdo aktë dhune në botë po paragjykohet dhe pa kurrfarë argumentimi po i veshet Islamit,deri sa në më shumë raste po dalin në sipërfaqe fakte që janë të ndonjë natyre krejtësisht tjetër.
Ato që kan ndjekur efektin anësor të ashtutëquajtit terrorizëm Islamik dhe ndikimin e tijë mbi muslimanët që nuk jetojnë në shtetet me shumicë muslimane që thiren në emër të vlerave bashkëkohore.Fyerjet, sharjet, ofendimet dhe diskriminimi me të cilë ballafaqohen besimtarët musliman janë bërë pjesë e përditshmërisë së tyre. Në kohën e sodit propozohen ligje për ndalimin e mbulesës së muslimanes, pengohet dhe ndalohet ngitja e minareve, pengohet ezani, digjet publikisht K’urani. Sot kemi kandidatin për President të SHBA-ve, që publikishtë bëri thirje të ndalohet hyrja e muslimanëve në SHBA.

Sot në botë të paktë janë ato që po përpiqen të dëgjojnë zërin që prodhon qetësia Islame, të gjithë po dëgjojnë zhurmën e bombave të kurdisura nga kush e di se kush. I vetëdishëm se një grushtë muslimanësh të diskutueshëm nuk mund të përcaktoj fatin e Islamit sepse atë e mbron Krijuesi i Plotëfuqishëm. “ Islami është kundër përdorimit të vrazhdë e të pa matur të forcës, aq ma tepër – e ndalon atë. Ai është kundër çdo lloj teprimi, në veçanti kur bëhet fjalë për përdorimin e forcës. Islami i vërtetë urdhëron mbrojtjen e fesë, nderit dhe vatanit por e dënon dhe e ndalon ngjalljen e bishës në natyrën e njeriut. Njeriu që jeton në paqe me krijuesin, jeton në paqe edhe me veten dhe me botën “.

Edhe ISIS-it shpejtë do ti vijë fundi e do të kaloj në harresë historike dhe ai sigurishtë nesër do të zavendësohet nga ndonjë Përbindësh tjetër që shërbimet sekrete antiislame  veçse janë duke e gatuar.Neve na mbetet që ti lutena Zotit të Gjithmëshirshëm që t’i mbroj njerëzit e pafajshëm kudo që janë në botë e posaçërishtë muslimanët, gjaku dhe liria e të cilëve nuk po kursehet as nga ata që thirren në emër të vlerave bashkëkohore.

By admini