Komuna urdhërohet të heq asfaltin nga rruga dytësore në Plazhin e madh

Rruga para asfaltimit

Inspeksioni ka urdhëruar komunën e Ulqinit që të heq asfaltin prej 3.6 kilometra nga rruga dytësore në Plazhin e madh e shtruar kohë më parë, pasi nuk u ndoqën procedurat ligjore.

Kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, për vijesti ka deklaruar  se ai nuk kishte asnjë koment dhe se zgjidhja tashmë është “ad acta”, trasnmeton Ulqini Online.

Edhe pse kjo rrugë e shtruar  ishte shumë e ngushtë, ajo në masë të madhe ndikoi që të zbusë tollovinë e vuturave, sidomos gjatë orëve të pasdrekës.