Për shqiptarët në Mal të Zi arsimi shqip është shtyllë e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar

Foto: E.R.

GËZUAR 7 MARSIN – DITËN E MËSUESIT

7 Marsi simbolizon fillimin e shkollës shqipe dhe përpjekjet e pareshtura të popullit shqiptar për t’u arsimuar në gjuhën amtare, kështu thuhet në rimin e kryetarit të Këshillit Kombetar të Shqiptarëve në Mal të Zi, z. Faik Nika.

Kjo ditë na përkujton sakrificën e shumë brezave të mësuesve patriotë, dritën që ata rrezatuan dhe dijen që përçuan.   

Për ne shqiptarët në trevat autoktone në Malin e Zi arsimi shqip është shtyllë e ruajtjes së identitetit tonë kombëtar.

Misioni i shenjtë i arsimit kërkon sot mësues të përgatitur profesionalisht dhe me vlera të larta morale për t’u përballur me sfidat e arsimit bashkëkohor.

Në këtë ditë të shënuar për arsimin shqip, të gjithë mësuesve, në pension dhe atyre aktivë, në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Ju uroj festën e 7 Marsit – Ditën e Mësuesit, përfundon urimi i z. Nika.