Akad. Nikë GASHAJ
Flamuri shqiptar ka një cilësi të dyfishtë: shtetërore dhe kombëtare. Si simbol kombëtar u përket të gjithë shqiptarëve në botë, rrjedhimisht dhe shqiptarëve në Mal të Zi si popull autokton. Andaj, për shqiptarët në Mal të Zi, flamuri është simbol i identitetit kombëtar, ka një traditë historike dhe përdorimi i tij është i garntuar me Kushtetut dhe ligjet e Malit të Zi.
Në Kushtetutën e Malit ë Zi, neni 79, pika 2, përcaktohet:”pjestarëve të pakicave kombëtare dhe komunitetëve të tjera pakicë kombëtare u garantohet e drejta për të zgjedhur, përdorur dhe shpalosur publikisht simbolet kombëtare, si dhe për të festuar festat kombëtare”. Prandaj Kushtetuta është e qartë: të gjitha ligjet në Mal të Zi duhen të jenë në përputhje me të, dhe të gjitha organet shtetërore duhen të veprojnë sipas Kushtetutës si akti më i lartë juridik.
Në Ligjin për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, neni 20 përcakton: “Popujtë pakicë dhe komunitetet e tjera pakicë, si dhe pjesëtarët e tyre, kanë të drejtë të përdorin simbolet kombëtare, në përputhje me ligjin (2017.)
Në Ligjin për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shpalosjen Publike të Simboleve Kombëtare(2020.), ndër të tjerat përcaktohet: “Ky Ligj rregullon të drejtën e zgjedhjes, përdorimit dhe shpalosjes publike të simboleve kombëtare të pjesëtarëve të popujve pakicë, të komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi ( Neni 1); Si simbole kombëtare konsiderohen simbolet që përdoren nga pjesëtarët e popujve pakicë dhe komunitetëve të tjera kombëtare pakicë për përfaqësimin dhe shprehjen e identitetit të tyre kombëtar (Neni 2); simbolet kombëtare janë: stema, flamuri dhe himni…..Flamuri mund të qitet në ndërtesa dhe në ambientet ku veprojnë Këshillat e popujve pakicë, shoqatat dhe partitë politike; gjatë tubimeve politike, shkencore, kulturore dhe sportive të organizuara nga këshillat kombëtar, shoqatat, partitë politike ose individët; si dhe gjatë festimeve familjare të organizuara nga individët fizikë………”
Mirëpo, fatkeqësisht, legjislacioni i lartëpërmendur i Malit të Zi i cili garanton të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar shqiptar në praktikë nuk po respektohet. Ka mjaftë raste që policia malazeze po i ndalon shqiptarët që e valvisën flamurin shqiptar dhe ndaj tyre po ndërmarrin masa policore të ndalimit të përdorimit të flamurit, ndërsa gjykata për kundërvajtje po i gjobit për përdorimin e tij. Për shembull:
Në gusht të vitit 2019, në Tërgaj të Malësisë së Madhe, pran lumit Cem u mbajt një aktivitet kulturor shqiptar ku u shpalos flamuri shqiptar. Mirëpo, Ministria e atëhershme e kulturës së Malit të Zi njoftoi se në atë manifestim kulturor është shpalosur simboli i shtetit fqinj pa flamurin e Malit të Zi. Mu për këtë arsye Ministria e kulturës do të paraqite kallzimin pranë organeve përkatëse kundër organizatorëve të atij tubimi. Lidhur me këtë reagova në gazetën “Dan”( 25 gusht 2019.). Në artikullin e botuar e nënvizova legjislacionin e Malit të Zi me të cilin garantohet përdorimi i flamurit shqiptar: privatisht, publikisht dhe zyrtarisht
Gjithashtu, në artikull theksova: “format më të rrezikshme të nacionalizmit, ksenofobisë dhe urrejtjes nacionale janë atëherë kur dukuritë e tilla negative depërtojnë në istitucione të sistemit politiko- juridik, siç ndodhi në vitet nëntëdhjeta në ish- Jugosllavi, por edhe në Mal të Zi. Larg qoftë që ajo kohë të kthehet”!
Në kohët e fundit, ka sërish probleme lidhur me përdorimin e flamurit shqiptar në Mal të Zi. Konkretisht, në mjetet e informimit thuhet: “ Policia identifikoi D. D”(28) dhe V.B(19) nga Gucia, të cilët, gjatë një aktivitet në Guci më 3 gusht 2026, shpalosën një flamur me simbolet e të ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, dhe ndaj tyre u ngrit kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse. Këtë e bëri të ditur Drejtoria e Policisë”. Mirëpo, në fakticitet ekziston vetëm flamuri kombëtar shqiptar dhe nuk ka, as që mund të ketë një flamur i “Shqipërisë së Madhe”. Termi “Shqipëria e Madhe” është i gabuar, sepse shtetet e mëdha janë, për shembull: Kina, SHBA, India, Rusia, e jo Shqipëria.Gjithashtu, në media u njoftua: “Më 9. gusht 2026, policia malazeze ndaloi në Berane kolonën e dasmorëve të dasmës me flamuj shqiptarë dhe urdhëroi heqjen e flamujve, sipas tyre të “shtetit tjetër”, gjë që, ata natyrisht u detyruan ta bënin.
Po ashtu edhe për këtë rast të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, për përdorimin e flamurit kombëtar,reagova në “Portalin malazias”( Crnogorski portal), më 19. gusht 2026.
Njohjet nga shkencat politike tregojnë se koncepti i shoqërisë moderne është: ” më pak shtet dhe më shumë demokraci”. Kjo do të thotë se shteti nuk duhet të ndërhyjë në jetën private të njerëzve, në intimitetin e tyre, në mënyrën e tyre së gjetjes së kënaqësisë dhe gëzimit shpitëror, si dhe në kremtimin e festave kombëtare, fetare e tradicionale. Një shtet demokratik nuk ka arsye të ndërhyjë në këto çështje të jetës private. Andaj, qendimi im nuk i referohet madhësisë së shtetit në kuptimin gjeografik apo numrit të banorëve, por shtrirjes së kompetencave të shtetit në sferën private të njerzëve. Në fund të fundit, kjo çëshje bën pjesë edhe në fushën e të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare të garantuar me të drejtat ndërkombëtare dhe të zbatuara në shetet demokratike në botën bashkohore, pasi jeta private e qytetarëve është një çështje e shenjtë, si për njerëzit, ashtu dhe për Perëndin. Qytetarët e çdo vendi dëshirojnë të jenë të lirë në jetën private, të marrin frymë lirisht, pa presion dhe mbytje nga ana e shtetit. Kur ndodh e kundëta. Nuk ka të bëj me demokraci, por me një regjim politik totalitar dhe me marrëdhënie të prishura në mes të qytetarëve dhe shtetit. Për këtë arsye, teoria politike demokratike tregon se institucionet e sistemit politik duhen të ndërtohen mbi baza të një koncepti të ri politik dhe juridik: “më pak shtet dhe më shumë demokraci”, respektiviht shteti duhet të jetë mjaft i fuqishëm, por edhe mjaf liberal.
Përfundim: bazuar në dispozitat kushtetuese dhe ligjre të lartpermendura, rrjedh qartë se pakcicat dhe pjesëtarët e tyre – e rrjedhimisht edhe shqiptarët në Mal të Zi – gëzojnë të drejtën kushtetuese dhe ligjore për të zgjedhur, përdoruar dhe valvitë publikisht simbolet kombëtare, qoftë në sferën private, publike, apo zyrtare. Përdorimi zyrtar i simboleve kombëtare të pakicave kombëtare është i detyrueshëm krahas përdorimit të flamurit shtetëror të Malit të Zi i cili zë vendin e nderit, ndërsa përdorimi i flamujve kombëtarë për qellime private është i lirë- pra, duhet të jetë i lirë dhe mund të përdoret pa praninë e flamurit shtetëror – pasi këtu nuk bëhet fjalë për veprimtari shtetërore, por për dasma, ditëlindje, manifestime kulturore dhe tubime të tjera private të qytetarëve. Në raste të tilla, kërkesa për të shpalosur flamurin shtetëror është e palogjikshme.
Kushtetuta e ligjet e lartpërmendura nuk përmendin flamujt e vendeve të tjera, e as nuk parashikojnë ndonjë detyrim ligjor për perdorimin e flamurit kombëtar kraha atij shteëror në raste private. Shpresoj se organet shtetërore të Malit të Zi do të bien dakord se legjislacioni kombëtar lidhur me të drejtën e popujve pakicë dhe komuniteteve të tjera kombëtare pakicë në Mal të Zi për të zgjedhur, përdoruar dhe shpalosur publikisht simbolet kombëtare, bën pjesë në kuadrin ligjor pozitiv të vetë Malit të Zi, e jo në legjislacionin e ndonjë shteti tjetër.
Shkelja kushtetuese dhe ligjore të të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi për përdorimin e flamurit shqiptar dëshmon se Mali i Zi po përballet me krizën e politikës së kuadrove, si dhe me dukuritë nacionaliste institucionale. Ish- kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, Dragan Vukçeviq, me të drejtë ka konstatuar se “padituria është problemi më i madh i Malit të Zi sot”. Në skenën politike në Mal të Zi dominon amaterizmi politik, respektivisht kuadro përpa kurrfarë arsimimi politik, si në kohën parahistorike. Sikurse ajo mos të ishte fatkeqësi, kishte me qenë komedi. Ndërsa, sa i përket njohëve juridike, më së miri e ka shprehur një pjesëmarrës në një tubim shkencor i cili theksoj: “Mali i Zi, kurrë nuk ka pasur më shumë juristë se sot, por në anën tjetër dhe, kurr më pak kuadro me njohuri juridike, në pajtim me standardet ndërkombëtare.
Gjithashtu, le të besojmë se Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave kombëtare në Mal të Zi, një ditë do të filloj ta kryej punën e saj në mbrojtjen dhe sendërtimin konsekuent të të drejtave të shqiptarve në Mal të Zi, prandaj dhe në mbrojtjen e së drejtës së përdorimit të flamurrit kombëtar shqiptar, respektivisht ministria në fjalë pritet që në atë drejtim të bëj “Kryq”, apo “Bismilah”!

