Qeveria e Malit të Zi, në mbledhjen e 91-të të kryesuar nga kryeministri z. Milojko Spajić, ka shqyrtuar disa çështje kadrovike dhe, në këtë kontekst, i ka propozuar Kuvendit të Aksionarëve të NHT “Riviera e Ulqinit” Ulqin që për Bordin e Drejtorëve të kësaj shoqërie të zgjidhen: Ana Qetković, Murati Besmir dhe Nina Abramoviq, ka njoftuar Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun i Qeverisë së Malit të Zi, transmeton Ulqini Online.

Sipas të njëjtit njoftim, Qeveria ka caktuar Nikola Iliq si përfaqësues të kapitalit shtetëror (autorizues) në Mbledhjen e XVIII të rregullt të Aksionarëve të NHT “Riviera e Ulqinit” – Ulqin.

By admini