Përfaqësuesit e Policisë Komunale të Ulqinit mysafirë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Me ftesë të AKSP shtatë zyrtarë të Policisë Komunale të Ulqinit të udhëhequr nga Sekretari Amir Mehmeti qëndruan për vizitë pune në AKSP ku u njoftuan me njohuritë, përvojat e reja profesionale dhe format e bashkëpunimit ndermjet dy institucioneve. Akademia, me pervojën e saj 25 vjeçare është e gatshme çdoherë të ofrojë trajnime për pjesëtarët e Policisë Komunale të Ulqinit, kështu mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.
Sekretari Amir Mehmeti i shpreh falenderime dhe konsiderata udhëheqësve të Akademisë Z. Kastriot Jashari dhe Drejtorit për marëdhënije me jashtë Z.Avni Istrefit dhe zyrtarëve të tjerë për ndihmën e ofruar. U ra dakort që bashkëpunimi të intensifikohet edhe në të ardhmen në interes të përbashkët.