Kryetari i Forcës së Re Demokratike Genci Nimanbegu mori pjesë në zyrtarizimin e kandidatit për kryeministër Albin Kurti në zgjedhjet parlamentare të Kosovës 2025, kështu thuhet në një njoftim të këtij subjekti politik, transmeton Ulqini Online.
Në kuadër të bashkëpunimit të Forcës me Vetëvendosje, kryetari Nimanbegu ishte i ftuar në Këshillin e Përgjithshëm të VV, ku është zyrtarizimi i kandidatit për kryeministër zt. Albin Kurti për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës.
Kryetari Nimanbegu ishte i shoqëruar nga nënkryetari i Forcës zt.Sabri Salaj, ku me kryetarin Kurti patën mundësinë për të diskutuar mbi temat politike dhe socio-ekonomike në Ulqin dhe trevat shqiptare në Malin e Zi.
Po ashtu, me theks të veçantë u vlerësua thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave ndërmjet strukturave politike të Forcës së Re Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje, përfundon njoftimi i Forcës së Re Demokratike.