Mbi 10 mijë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse shtruan sofrën e festës së pavarësisë në Tiranë në një paradë kuqezi për trashëgiminë kulturore dhe edukimin e brezave të rinj. Me krenari në bulevard parakaluan 300 grupe artistësh.

Në këtë paradë nuk kishte e si mos të jetë edhe grupi nga qyteti i Ulqinit i përbërë nga shoqëritë kulturore AKV Trojet Tona dhe SHKA Olcinium. Tashmë aktivitet që po bëhet tradicional në Tiranë, i pari i Komunës së Ulqinit z. Genci Nimanbegu ishte në këtë aktivitet të bukur, shkruan Ulqini Online.

Festa e 28 nëntorit në Tiranë kaloi mes shumë aktivitetesh dyditore të organizuara nga Unioni i Bashkive Shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, nga pritja zyrtare në Pallatin e Brigadave, për të vijuar më pas të nesermen me pritjen në Bashkinë e Tiranës nga Kryetari, zotëri Erion Veliaj. Në shesh kishim edhe një emision special, Opinion me Blendi Fevziun, me tematikë kombëtare, kështu tregon z. Nimanbegu në shkrimin që u publikua nga faqja zyrtare e Komunës së Ulqinit.

Kënaqësia përmyllëse ishte Parada shqiptare, ku mes shumë pjesëmarrësit, pothuajse nga të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët, u prezantuan veshjet dhe kultura jone kombëtare. Në mesin e sfilatës ishin edhe grupet folklorike nga Komuna e Ulqinit, të cilët na prezantuan denjësisht, përfundon Nimanbegu.

By admini