KOMUNIKATË PËR MEDIA E ORGANIZATAVE TË GRAVE NGA ULQINI

Fillimisht duam të shprehim mirënjohjen tonë për qytetarët e Komunës së  Ulqinit për tubimin madhështor të protestës, ku treguam unitetin, solidaritetin dhe dëshirën tonë për të vërtetën dhe drejtësinë në rastet tragjike të lindjes së grave tona në Spitalin e Tivarit. Faleminderit edhe për të gjithë ata që erdhën nga qytete të tjera apo dërguan mesazhe mbështetjeje.

Ne e dinim, dhe kjo u vërtetua edhe sot pas deklaratës së ministrit të Shëndetësisë Shimun, se institucionet tona funksionojnë, fatkeqësisht, vetëm nën presionin e opinionit dhe mediave.

Na gëzoi lajmi se doktoresha Vesna Gjokvuçiq nuk do të punojë më në spitalin e Tivarit. Kjo do të thotë se edhe pa dëshirë Ministria e Shëndetësisë pranon  gabimin në këto raste. Sepse, po të mos kishte kështu , mendoj se nuk do të ishte ndërprerë angazhimi i punës me Gjokvuçiqen!?

E mirëpresim edhe njoftimin se komisioni i jashtëm për kontrollin e fakteve në këto raste do të përfshijë edhe ekspertë të huaj.

Ne jemi të shqetësuar që drejtuesit e Spitalit të Tivarit nuk pranojnë asnjë përgjegjësi, ndaj është e logjikshme që ministri të përdorë kompetencat e tij edhe në këtë rast dhe t’i shkarkojë sa më parë.

Pa marrë parasysh, e vërteta  për të gjithë  çdo ditë po bëhet më e qartë. Por, neve kemi nevojë për  drejtësi ,  ndaj i bëjmë thirrje prokurorisë që të përfundojë urgjentisht hetimet.

Derisa sa kjo mos të ndodhë rasti i Drita Tafës dhe Asmira Alosheviqit  nuk  merr epilog ligjor, beteja jonë nuk do të ndalet! Ne ia kemi borxh rinisë së tyre, familjeve të tyre dhe vetes. E vërteta dhe drejtësia do të jenë shëruese për të gjithë komunitetin tonë.

Në emër të OJQ-Ve të femrave të Uqinit
Hatixhe Nelaj

By admini