FTESË PËR PROTESTË

Në takimet e mbajtura më 3 dhe 4 nëntor 2024, organizatat joqeveritare të grave nga Ulqini, me koordinim të OJQ SOS Ulcinj – Ulqin për femra dhe fëmijë viktima të dhunës dhe koordinatoren Hatixhe Nelaj, vendosën të organizojnë një tubim protestues me rastin e ngjarjes fatkeqe – vdekjes së nënës Drita Zati Tafa dhe gjendjes së rëndë shëndetësorë të nënës Asmira Lukoliq Alosheviq.

Qëllimet e protestës janë:

• kërkesa që publiku të mësojë të vërtetën për këto raste

• përfshirja e të gjitha autoriteteve përkatëse shtetërore për të përcaktuar shkakun e vdekjes së bashkëqytetarës sonë Dritës

• apel që rastet e tilla tragjike të jenë të fundit dhe që gratë ulqinake të kenë kujdes shëndetësor dhe ndihmë të vërtetë dhe të përgjegjshme.

Protesta do të mbahet më datë 07.11.2024 (e enjte) para Platosë së shtatorës së Nënë Terezes ,afër Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, me fillim nga ora 12:00.

Marshi protestues do të niset nga Shtëpia e Shëndetit deri te rrethrrotullimi – sheshi i Ullirit.

Ftojmë të gjithë qytetarët e Ulqinit, përfaqësuesit e OJQ-ve nga Ulqini, Tivari, Podgorica dhe qytetet e tjera, si dhe aktivistë që të na bashkohen në këto kohë të trishta.

Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për mbështetjen tuaj!

Ejani së bashku për të kërkuar drejtësi dhe një të nesërme më të mirë për të gjitha femrat!

By admini