Nga Haxhi Zeneli
Ç’do herë që merret një lajm i pa pritur,për largimin nga jeta e dikujt,ne befesohemi dhe pastaj vazhdojn edhe pyetjet të ndryshme,por një gjë dihet se: javës që kalojë, humbëm një bashkëvendas,një mik, shok, një këngëtar të mirëfillltë të këngës popullore qytetare, zotri Fuad Hoxhën.Padtshim se humbëm një nga zërat autokton më të mirë nga treva e Anas Malit dhe Ulqinit. Ai padyshim që do të mbahët në mend nga të gjithë ata që e kanë dëgjuar zërin e ti briliant dhe të ëmbël.
Fuad Hoxha, me këngën fillojë të mirret që në ditët e rinis së ti,ai shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Ulqin ndërsa shkollën e lartë ekonomike e kreu në Pejë, ku pas diplomimit u punsua në Ulqin,dhe pas një kohe,ai me familjen e ti migrojë në Sh.B.A, pikërisht në Staten Island New York ku edha na tha lamtumirën e fundit.
Talenti i ti si këngëtar u vrejt që në moshën e re,i cili dallohëj si nga zëri i ti melodioz ashtu edhe me interpretimin autokton të këngëve popullore Ulqinako/Shkodrane.
Krijimtaria e ti muzikore fillojë që nga shoqëria artistike ”Zgjimi” në fshatin e ti të vendlindjes Sukubinë, ku u bë një nga solistët më të dalluar të asajë shoqërie por edhe më gjërë. Ai mori pjesë në shumë koncerte dhe festivale të ndryshme të kohës. Fuadi pasi që kishte një talent dhe pasion shumë të madhë për këngën,atë filluan ta ftonin edhe nëpër ahengje të ndryshme familjare me orkestrin e ti i cili vazhdojë të punojë disa vite,si në vendlindje ashtu edhe në Amerikë.
Me Fuadin edhe pse ishim vendas,njohëja ime më e afërt ishte atëherë deri sa ne ishim student në Pejë, ku patjetër se ndanim momente të bukura nga rinija e jonë e asajë kohe,por ajo që na lidhi më së shumti,ishte dashurija për artin dhe këngën popullore.
Andaj për Fuad Hoxhën do kishim shumë çka të shkruanim nga memorit tona, por po e perfundojmë duke i ngushlluar të afërmit e ti për humbjen e të dashurit të tyre kudo që ata jetojnë!
Fuad Hoxha pushofsh në paqë!
7 Tetor 2024