Qendra për Edukim Qytetar (CGO) shpreh shqetësimin për incidentin e ditës së djeshme, i cili ka ndodhur në oborrin e gjimnazit “Niko Roloviq” në Tivar dhe në të cilin lëndime ka pësuar një nxënës i mitur i asaj shkolle.
“Është një paralajmërim i ri për problemin në rritje të dhunës së bashkëmoshatarëve në institucionet arsimore, të cilit nuk i kushtohet vëmendja e duhur dhe për rrjedhojë nuk ka asnjë përgjigje nga sistemi arsimor, si dhe nga institucionet e tjera që duhet të jenë pjesë e zinxhirit parandalues’’, deklarojnë CGO në rrjetin X.
Hulumtimi i CGO tregon se mbi 66 për qind e nxënësve kanë qenë dëshmitarë, në një farë forme, të dhunës së bashkëmoshatarëve dhe më shumë se gjysma njohin dikë që ishte viktimë e dhunës.
“Duhet të përmirësohen programet parandaluese dhe të sigurohet mbështetje adekuate për të rinjtë”, tha kjo OJQ.