Ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, ka thënë se në maj shteti i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. 

Minitrja e Malit të Zi, Maida Gorçeviç, në konferencën për media të mbajtur bashkë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, ka komentuar votën e Malit të Zi kundër Kosovës në Komitetin për politikë dhe diplomaci të Këshillit të Evropës.

“Votimi i disa deputetëve nuk do të thotë domosdoshmërisë qëndrimin e qeverisë…Mali i Zi në maj do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka deklaruar ajo.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës por një deputete që përfaqëson një subjekt politik.

“Është me rëndësi është që vota e deputetes nuk përfaqëson qëndrimin e Malit të Zi por tregon se sa është i rëndësishëm bashkëpunimi”, ka theksuar Bislimi.

Bisilmi ka thënë se votimi kundër i Serbisë nuk ka qenë risi.

“Pa qëllim ata i kanë bërë nder Kosovës duke qëndruar në mbledhje e bërë kuorumin”, ka deklaruar Bislimi. /RTK/

By admini