Muaji gusht tradicionalisht është muaji i diasporës sonë, kjo më shumë nga fakti se ata vizitojnë vendlindjen në këtë kohë.

Takime, organizime koncertesh, mbrëmje kulturore u organizuan këto ditë në Ulqin, Anë të Malit dhe Krajë.

Nese gjithçka do te mund te permblidhej me nje fjali, “Ishte thjeshte mbrembje fantastike ne vendlindje, kushtuar diaspores tone”, kështu shkruan njlri nga organizatoret që organizimin e realizuan në lokalin Lamiga në Anë të Malit.

”Jem Ilira jem Teuta. Spektakël nën Bedenet e Kalas së Ulqinit! Nuk ka se si të përfundojnë “Ditët e Diasporës” më mirë se në këtë mënyrë të bashkuar”, ky është komenti i organizimit të bërë te Kalaja Ulqinit.

Edhe në Krajë kishte aktivitete për diten e diasporës ku shumë njerëz nga diaspora dhe vendlindja janë takuar në këta organizime.

Temë nga projekti ““Shkruaj, lexo dhe fol, për ta ruajtur gjuhën shqipe” –  Informimi në gjuhën shqipe i shqiptarëve në Mal të Zi dhe diasporë përmes faqes së internetit 2023”, pjesë e të cilit është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e projektit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondit për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini