Bulevari Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Ilustrim: Ulqini

Banka qendrore e Malit të Zi ka dalur me disa shifra  interesante rreth investimeve që janë bërë në Mal të Zi në periudhën janar – maj të ketij vit inga shtetasit e huaj. Një fakt që bien në sy në këto shifra është edhe investimet që vine nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas këtyre shifrave rezulton se 18,9 milion euro është investimi nga shtetasit e SHBA-ve në Mal të Zi për këtë periudhë, shkruan Ulqini Online.

Në këtë mënyrë, investitoret nga SHBA janë të tetit në listen e shteteve investuese në Mal të Zi. Duhet shtuar se në SHBA shqiptarët nga Mali i Zi kanë diasporën më të madhe dhe mund të thuhet se këto shifra mund ti përkasin njerëzve tonë që jetojnë përtej oqeanit.

Nga ana tjetër, po sipas të të njëjtit burim, investitorët të huaj më të mëdhenj në Mal të Zi për periudhën janar – maj të këtij viti janë shtetasit nga Rusia të cilët kanë investuar 52,5 milion euro. Më së shumti kanë investuar në blerjen e patundshmërive 28,9 milion euro. Për vitin aktual në vend të dytë për investime janë shtetasit nga Serbia me 48 milion euro nga ku në patundshmëri kanë investuar 26.1 milion euro.

By admini